Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë intervistuar katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të intervistuarit dyshohet se mundësuan qasje në telefon disa të burgosurve.
“Qendra e Paraburgimit, Hajvali 18.02.2026 – 00:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit ku dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton tutje se është njoftuar prokurori dhe rasti në procedurë hetimore.









