Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë dorëzuar dy persona të cilët dyshohen për rastin ‘‘Vrasje e mbetur në tentativë’’, rast që ka ndodhur në fshatin Greme në Ferizaj.
Të dyshuarit B.Z 28 vjeç dhe B.Z 25 vjeç, janë dorëzuar sot rreth orës 14:00.
Ngjarja ka ndodhur me 26 gusht 2024, ku kishte mbetur i plagosur B.B 38 vjeç.
Komunikatë:
Dorëzohen në polici dy persona për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt
Ferizaj, 30 prill 2025
Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.
Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç.
Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.