Një rast i dyshuar i falsifikimit të parave është raportuar më 8 prill 2026 rreth orës 10:00 në Prishtinë.
Sipas raportit policor, një ankues mashkull kosovar ka njoftuar autoritetet se gjatë procesit të numërimit të parave janë identifikuar gjithsej 108 monedha metalike, në vlerë prej 963 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar monedhat e dyshuara për ekzaminim të mëtejmë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.









