Dyshohej se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje, shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë

Polica e Kosovës ka njoftuar se të enjten është ekstraduar në Kosovë një shtetas shqiptar.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje në vitin 2022.

Policia ka dhënë edhe detaje tjera.

Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.