Dyshimet për parregullsi në Mitrovicë, sot pritet të mblidhet KQZ-ja për të diskutuar

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilri Gashi, ka lënë të hapur mundësinë që sot të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të diskutuar rreth parregullsive në Mitrovicë të Jugut.

“Besoj që sot do të kemi mbledhje për të diskutuar rreth kësaj problematike”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se nëse bëhet fjalë edhe për një votë të keqpërdorur bëhet fjalë, besimi në proces duhet të rikthehet.

“Është një rrënim i integritetit të procesit zgjedhor”, ka shtuar ai.