Dyfishohen eksportet e Shqipërisë në Kosovë

Në një periudhë të vitit kur eksportet shqiptare duhet të lulëzonin për shkak edhe të sezonalitet, sasia dhe vlera u zvogëluan në gusht ndërsa korriku rezulton si muaji më i mirë për to.

Të dhënat e tregtisë së Jashtme nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se eksportet arritën në 25 miliardë lekë (257 milionë euro) me një rritje 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 27,9%, në krahasim me muajin korrik 2025.

Këtë rezultat në produktet Made in Albania e ka dhënë eksporti i lartë i lëndëve djegëse dhe makinerive e pajisjeve.

Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish për gushtin (+94.6%) e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.

Eksportet me Kosovën po kryesojnë tregtinë e jashtme të cilat janë dyfishuar në muajin gusht, pasuar nga Greqia e Spanja.

Eksportet drejt Kosovës zunë 17.8% të totalit në 8 mujorin 2025, nga rreth 10% të njëjtën periudhë të një viti më parë

Ndërsa në këtë periudhë të sezonit veror kur dhe konsumi është më i lartë INSTAT raporton për një rënie të importeve me 2.7% duke arritur në 67 miliardë lekë (534 milionë euro).

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë me një rënie të lehtë, ndërsa raporti midis eksporteve dhe iimprotve tregon se pothuajse për 1 mall që eksportojmë, importojmë 3 të tjerë./Top Channel