Paulo Dybala mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit më Romën. Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2026, edhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm mes palëve, deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
Ndërkohë, Flamengo po rrit gjithnjë e më shumë interesin për Dybala. Ekipi brazilian ka një ofertë joshëse për yllin argjentinas dhe do kërkojë transferimin e tij në verën e ardhshme.
Interesimi i madh i Flamengo nuk është i rastësishëm, pasi Dybala është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Amerikën Latine dhe ekipi brazilian mund të jetë destinacioni i duhur për të.
Mediet italiane raportojnë se Dybala është në mëdyshje të madhe, të rinovojë me Romën dhe të vazhdojë të luajë ende në elitë apo të nisë një aventurë të re larg Europës.
The post Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës appeared first on Telesport.