Dybala dhe djali i Buffon, pikëtakimi i dy brezave në shkëmbimin e fanellave…

Disa skena në futboll nuk përgatiten, por ndodhin natyrshëm. Kështu ishte edhe pas Pisa-Roma, kur Paulo Dybala shkëmbeu fanellën me Louis Thomas Buffon, djalin e Gianluigi Buffon. Roma festoi fitoren e dytë radhazi në Serie A, teksa në fundin e ndeshjes ndodhi momenti më i veçantë: një përqafim i thjeshtë dhe fanellat e ndërruara. Një gjest që mbart histori, kujtime dhe simbolikë.

Dybala ka ndarë vite të arta me Buffon te Juventusi. Tani, në fushë, përballë tij qëndronte djali i legjendës bardhezi, një 18-vjeçar me rrugëtim premtues në futboll. Louis Thomas, i lindur në vitin 2007, u rrit mes qendrës së Vinovos dhe akademisë së Piza. Sot është sulmues, me zgjedhjen për të përfaqësuar Republikën Çeke, vendin e nënës.

Në këtë kontrast brezash, futbolli tregoi fytyrën më të bukur; duar të shtrënguara mes të shkuarës dhe së ardhmes. Dybala, dikur bashkëlojtar i Buffon, sot kundërshtar i të birit. Një histori që shkon përtej rezultatit dhe flet shumë për dy breza.

The post Dybala dhe djali i Buffon, pikëtakimi i dy brezave në shkëmbimin e fanellave… appeared first on Telesport.