Nuk ndalojnë tërmetet në zonën e Mesdheut, ku futet edhe Shqipëria.
Një tërmet ka rënë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës Rihter.
Një minutë më vonë, në vend u ndie një lëkundje e dytë me magnitudë 5.7 ballë. Thellësia fokale e tërmetit është 14 km.
Dy tërmetet kanë krijuar panik të madh në Greqi.
Nuk duhet harruar se Turqia dhe Greqia janë në “zonën e zjarrit” për tërmete katastrofike.
Por edhe Shqipëria ka rreziqe.