Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Klankosova.tv ka raportuar e para në lidhje me këtë ngjarje tragjike.