Dy persona kanë humbur jetën sonte si pasojë e kontaktit me rrymën në Vlorë.
Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alikokë.
Top-Channel njofton se edhe një person tjetër ka vdekur si pasojë e rrymës.
Fjala është për një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili vdiq nga kontakti me rrymën në qytetin e Vlorës.