Dy persona të moshës së mitur janë ndaluar për veprën penale “sulm seksual” në Ferizaj, shkruan Periskopi.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona të mitur për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale të lartëcekur.