Dy të mitur arrestohen në veri të Mitrovicës për mbishkrime nacionaliste në bluzat e tyre

Dy djem, 15 dhe 16 vjeç, janë arrestuar sot në veri të Mitrovicës pasi në bluzat e tyre kishin mbishkrime kontraverse me përmbajtje nacionaliste, si “Çetnikët e veriut” dhe “Ju luftoni, veriu do të digjet”.

Arrestimi ka ndodhur pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Petrit Fejzës, shef i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, të miturit janë sjellë në stacion dhe janë intervistuar në prezencë të Qendrës për Punë Sociale.

Pas konsultimit me gjyqtarin për kundërvajtje, Fejza ka bërë të ditur se pastaj do të vendoset për hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj tyre.

The post Dy të mitur arrestohen në veri të Mitrovicës për mbishkrime nacionaliste në bluzat e tyre appeared first on Kosovapost.net.