/ Raporti i policisë
Dy të arrestuar në Drenas, dyshohet se goditën një person me shkop druri në kokë
Dy persona janë arrestuar në Drenas pasi të njëjtit dyshohet se kanë goditur me shkop druri një person tjetër, shkruan Reporteri.net.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK.
Ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATVË
Drenas 21.06.2025-20:38. Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.