Dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish uzina mekanike e Armeve).
Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes./TCH