Sherret midis futbollistëve të dy ekipeve të ndryshme janë të shpeshta në futboll, por ato midis dy futbollistëve të të njëjtit ekip janë të rralla.
Një episod i tillë ka ndodhur në ligën e dytë franceze në ndeshjen midis Quevilly dhe Auxerre.
Në minutën e 80-të të lojës, lojtarët e Auxerre, Polomat dhe Barreto, u kapën njëherë me fjalë dhe më pas u konfrontuan me duar, ku grushtat nuk mungonin.
Fillimisht ishte një lojtar kundërshtar ai që hyri në mes për t’i ndarë, ndërsa pak sekonda më vonë mbërritën edhe të tjerë. Arbitri nuk ka toleruar dhe i ka ndëshkuar të dy lojtarët me karton të kuq.
https://youtu.be/Fdpn6szH0tU