Dy rikthime dhe dy emra të rinj, katër kandidatë “big” për postin e trajnerit të kombëtares italiane

Pas dështimit për të tretin edicion radhazi të kualifikimit në Botëror, tek Italia pritet një revolucion masiv. Nga drejtuesit e Federatës e deri te trajneri. Presidenti Gabriele Gravina pritet të largohet edhe për faktin se i mbaron mandati.

Pas tij do të largohet edhe trajneri Gennaro Gattuso, ndoshta personi me më pak faj, por që do të vuajë pasojat e rënda. Bashkë me të edhe miqtë e tij Gigi Buffon e Leonardo Bonucci, duke i hapur rrugë një epoke të re.

Kushdo që të jetë pasardhësi i Gravinës, fokusi do të jetë tek dikush me reputacion të lartë që do të përpiqet ta ndryshojë ekipin kombëtar. Sipas mediave italiane janë 4 kandidatë të fortë për postin e trajnerit të kombëtares.

Dy emrat e parë janë Antonio Conte dhe Roberto Mancini, dy trajnerë që e kanë mbuluar edhe më parë këtë detyrë. Madje Mancini e shpalli Italinë kampione të Europës në vitin 2020 dhe shihet si favorite kryesor.

Dy emrat e tjerë janë ato të Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri, duke supozuar se do të plotësohen kushtet për largimin e tyre nga klubet përkatëse. Gjithsesi, vështirë se ata të pranojnë të marrin Italinë në këtë gjendje.

The post Dy rikthime dhe dy emra të rinj, katër kandidatë “big” për postin e trajnerit të kombëtares italiane appeared first on Telesport.