Dy raste të organizimit të lojërave të fatit në Gjilan, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë organizuar lojëra të fatit në lokalet e tyre në Gjilan.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në një lokal në Gjilan, ku është arrestuar një person dhe ndër të tjera i janë konfiskuar 8 mijë e 545 para të gatshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishe organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizor, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dobreqan, ku janë arrestuar dy persona, dhe pos provave materiale u janë konfiskuar edhe para të gatshme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që lokalin e tyre kanë organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Si prova materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, katër monitor, një printer, tre televizor dhe 38.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.