Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj

Dy mësimdhënës të një shkolle të mesme në Ferizaj, janë rrahur me njëri tjetrin mëngjesin e së enjtes.

Paparaci merr vesh se të dyshuarit janë Y.T, profesor i sociologjisë dhe A.H, po ashtu profesor nga e njëjta lëndë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në koridorin e shkollës, pranë sallës së mësimdhënësve.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, policia ka pranuar një informacion se në një shkollë të Mesme në Ferizaj dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë. Situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës. Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.