Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK-së, Arian Syla dhe Elhami Hazimi, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Turqi, përcjell Kosova Post.
Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.
“Nëntogerët Arian Syla dhe Elhami Hazimi pas një viti studimesh në Shkollën Trajnuese “Maltepe” në Izmir të Turqisë, e cila është në kuadër të Akademisë Ushtarake me komandë në Ankara, kanë përfunduar me sukses programin e shkollimit për kalim nga nënoficer në oficer dhe kanë marrë gradën e nëntogerit.
Shkollimi përfshinë përgatitjet bazike, akademike dhe praktike për të shërbyer si oficer në ushtri, krenar me ju”, thuhet në njoftim.
The post Dy pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në trajnimin për oficerë në Akademinë Ushtarake të Izmirit appeared first on Kosovapost.net.