Në Rahovec, janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën Tranzit, dje në ora 10:36.
Sipas Policisë, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.