Gentiana Gashi nga Ferizaji, përmes një postimi të gjatë ka njoftuar se dyshon se është e infektuar me Covid-19, së bashku me nënën e saj, pasi patën kontakt me një të infektuar që rezultoi pozitiv.
Ajo tha edhe pse ka insistuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për të kryer analizën, ata cdo ditë i kishin thënë se do ta thërrasin, dhe se duhet të pres për të pasur rezultat të saktë, shkruan Indeksonline.
Madje, thirrjen që e priti për ditë të tëra, e mori sot. Një doktoreshë nga IKSHPK iu lajmërua dhe i tha se analiza nuk do t’ju bëhet.
“Analiza nuk ju bohet rrini nshpi nuk kemi qka me ju bo as na , ne qoftese keqsohet gjendja e juj muni me thirr 194 perndryshe testin skeni me bo”, ishin fjalët e saj.
Postimi i plotë:
Rast kontakti me Covid19!
(Sa per sqarim , ende nuk jemi testu a jemi pozitiv apo negativ)
Lumet na se ne cfar shteti po jetojme! Un edhe Nana jemi rast kontakti me dikon te familjes qe ka dal pozitiv me Covid19 . Simptomat e tona jane : DHIMBJE KOKE, DHIMBJE GJOKSI , KOLLITJE. Dmth sot osht dita e 7 qe na cdo dite e kem kontaktu Institutin Kombetar Te Shendetit Publik per Analize! Cdo dite i kom telefonu dhe arsyjetimet e tyne jon kane ( neser ju thirrin , duhet me prit do dite qe me pas rezultat te sakt etj) cdo dite u kon e stresune per neve , cdo dite ne pritje per ni analiz. Asnjeher nuk na kan telefonu me na pyt per gjendjen tone shendetsore , e as nuk na kan tregu se qka me perdor per mos me u keqsu gjendja jone. Sot morra ni telefonat prej Institutit Kombetar te Shendetsis , edhe u lajmru ni Zonje(doktorresh) e cila mduket se ish merzit prej punes te saj edhe krejt mllefin e saj e gjujti te un! Sjellja e saj , toni i lart i saj edhe ajo menyra e saj e te folurit mboni me ndje keqardhje per mu se ne qfar vendi po jetoj. Fjalet e sajna jane ( analiza nuk ju bohet rrini nshpi nuk kemi qka me ju bo as na , ne qoftese keqsohet gjendja e juj muni me thirr 194 perndryshe testin skeni me bo , qfar njerz jeni ju edhe vazhdojke me ton te lart pa asni pik rrespekti spari per Titullin e saj DOKTORRESH, e tani per mu si paciente ! Per fat te keq prej shqetsimit qe e morra prej saj ja harrova edhe emrin qysh e pat,sidoqoft un kete pune nuk e la me kaq , per shkak qe mos ti rrezikoj edhe njerzit e tjer un duhet mu testu. Sepse nuk mundesh me obligu gjithkohen dikon per gjana te tua elementare .Per fund diqka per juve shoqni e dashur , rrini ne shpi, merrne ma shum me seriozitet kete pune , hekni ato leje qarkullimi , mos keni kontakt me asni person perpos familjes te ngusht se ky virus nuk shihet e as nuk e vren ne fillim a je i infektum apo nuk je ! Si po e shihni Shteti jone nuk mundet mu perball me ni Virus te till se paret u dasht mi shti ne llogari te veta e jo ne shtet per ndihmen e qytetarit. Ju pershendes !
https://www.facebook.com/gentiana.gashi.90857/posts/213323586776659