Sonte në mesnatë, në orën 23:59, përfundon afati ligjor që subjektet politike të dorëzojnë online listat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Periskopi.
Sipas njoftimit, deri në orën 21:30 të së dielës, 7 dhjetor 2025, gjithsej 15 subjekte politike kanë dorëzuar listat e tyre, me 541 kandidatë në total. Këto subjekte janë:
-
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë
-
SDU – 35 kandidatë
-
Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë
-
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë
-
Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë
-
Fjala – 20 kandidatë
-
Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat
-
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 53 kandidatë
-
LDK – 110 kandidatë
-
PAI–PDAK–LPB – 90 kandidatë
-
KDTP – 16 kandidatë
-
Nova Demokratska Stranka – 40 kandidatë
-
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë
-
Srpska Lista – 33 kandidatë
-
Koalicija Vakat – 43 kandidatë
Njoftimi i plotë:
•Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
•Deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 21:30) 15 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 541 kandidatë dhe si në vijim:
1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;
6. FJALA – 20 kandidatë;
7. Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat;
8. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;
9. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 110 kandidatë;
10. PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë;
11. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 16 kandidatë;
12. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 40 kandidatë;
13. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë;
14. SRPSKA LISTA – 33 kandidatë; dhe
15. KOALICIJA VAKAT – 43 kandidatë.
•Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.











