Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan.
Bazuar në njoftimin zyrtar të spitalit, dy nga të plagosurit janë bartur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë pacienti tjetër po vazhdon trajtimin në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”.
“Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.










