Vincent Kompany premtoi se Bayern Munich do të reagojë pas barazimit 2-2 me Hamburg në kampionat. Kampionët e Gjermanisë shpërdoruan avantazhin që kishin dhe tashmë janë vetëm 6 pikë para Borussia në renditje.
Bayern nuk i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Bundesliga, pasi kanë bërë një nisje të shkëlqyer të kampionatit, pa humbje në 18 ndeshjet e tyre të para. Ndaj, Kompany është i vendosur të shohë një reagim nga skuadra e tij.
“Nuk ka ndeshje të lehta. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë jashtë fushe sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Nuk ishte një performancë e mirë nga ana jonë, por ishte një ndeshje e mirë në Bundesligë sepse të dyja ekipet treguan intensitet të madh”, tha Kompany.
“Djemtë e mi luftuan mirë dhe nuk do të lejoj askënd të na e heqë këtë. Ne kemi luajtur shtatë ndeshje në 20 ditë. Në fund, ky ishte një barazim dhe jo një humbje. Tani, do të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë. Do të tregojmë një reagim në fushë”, tha trajneri i bavarezëve.
Në mbrojtje, ekziston një shqetësim për Bayern, i cili nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur në asnjë nga pesë ndeshjet e para të Bundesligës në vitin 2026. “Padyshim, ky barazim duket më shumë si një humbje, por ishim pak të pafat”, deklaroi Kompany.
The post Dy ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, Kompany ngre zërin: Pres një reagim nga skuadra appeared first on Telesport.










