Dy klubet e mëdha saudite po punojnë për surprizën e merkatos, 80 milionë euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se për momentin Raphinha është i gjithi i përqëndruar te Kupa e Botës, braziliani vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato.

29-vjeçari është në radarin e dy klubeve të mëdha të Aranisë Saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal, të cilat sipas mundo Deportivo janë të gatshmë të ofrojnë 80 milionë euro për Barcelonën për të lënë të lirë sulmuesin si dhe një kontratë marramendëse për të.

Interesi i madh i klubeve saudite për Raphinhan nuk është i ri. Për të ka pasur edhe më parë oferta joshëse, por që janë refuzuar. I pyetur së fundmi nga grumbillimi me Brazilin për të ardhmen e tij, Raphinha nuk e vë në dyshim qëndrimin te Barcelona, duke u shprehur shumë i lumtur dhe nuke mendon largimin.

Megjithatë, fakti që Barcelona ka nevojë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për nënshkrimet që synon të bëjë, nuk do të ishte aspak çudi që Raphinha të ishte i “sakrifikuari” i madh.

The post Dy klubet e mëdha saudite po punojnë për surprizën e merkatos, 80 milionë euro për yllin e Barcelonës appeared first on Telesport.