Dy këmbësorë goditen nga vetura në Pejë, policia jep detaje për gjendjen e tyre

Vetura godet dy këmbësorë në Pejë, viktimat dërgon për tretman në spital – Policia njofton se po kryhen hetime

Një veturë ka goditur dy këmbësor në Pejë, ku këta të fundit kanë mbetur të lënduar. Si pasojë e lëndimeve, dy viktimat janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

‘’Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve’’, ka thënë Rugova