Dy javë fushatë: Partitë opozitare prezantojnë programet para qytetarëve, VV-ja e Kurti fyerje dhe linçime

 

Fushata zgjedhore ka hyrë në fazën finale. Në dy javët e para partitë opozitare kanë prezantuar programet e tyre para qytetarëve të Kosovës. Ndryshe nga opozita, partia në pushtet gjatë këtyre 14 ditëve të fushatës nuk ka prezantuar ndonjë program konkret.

Derisa opozita nëpër tubime elektorale flet për ulje të taksave, investime, rritje të pagave e projekte të ndryshme infrastrukturore dhe gjera tjera konkrete, partia në pushtet gojën plot e ka me veriun e vendit, nacionalizëm dhe politika disa politika sociale që janë ndërmarr nga Qeveria Kurti në këtë mandat.

Deri me tani VV-ja nuk ka prezantuar anjë program para elektoratit.

Për më tepër, kryeministri Albin Kurti në të gjitha tubimet fyen dhe linçon opozitën, mediat, gjyqësorin, bizneset dhe të gjitha ata që e linçojnë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe pas kthimin nga Zvicra, ku ka qëndruar për disa ditë.

Në ditë e 14 të fushatës ai i ka mbajtur dy tubimet zgjedhore.

Para qytetarëve të Vitisë dhe të Kamenicës, Kurti ka vazhduar sulmet ndaj opozitës dhe mediave.

Gjatë tubimit në Viti, ai ka thënë se opozita edhe pas katër vitesh në opozitë nuk është reformuar.

Gjysmë milionë vota bëhen bashkë te numri 118. Në Viti e Kosovës cep më cep i kumtohet lajmi që koalicioni VV, Guxo, Alternativa është edhe i pari, edhe ka fituar, edhe i ka numrat e mjaftueshëm për të qeverisur vetë, pa përfshirë aso të tjerët që i patën katër vjet për t’u reformuar, por nuk u reformuan asnjë grimë”, është shprehur.

Më pas, ai ka vazhduar për në Kamenicë, ku është marrë me mediat, të cilat raportojnë për skandalet e qeverisë së tij.

E, këto partitë opozitare me keqardhje e them se moti janë bërë si mallra që shiten e blihen, por kësaj radhe edhe iu ka skaduar afati. E tash, shumë njerëz, portale oligarkësh rrotull tyre, po na sulmojnë e po na akuzojnë, me shpifje nga më të ndryshmet, thjesht të dashur qytetarë, disa njerëz nuk po mund të pajtohen me faktin se nuk po ka kurrfarë rëndësie, ama bash kurrfarë rëndësie se çka thonë ata”, ka thënë ai, duke i vazhduar kritikat.

“Sa më parë që e kuptojmë parëndësinë e vetës, i shtojnë rëndësi vetës për të ardhmen. Mirëpo është e qartë që sulmet e akuzat e tyre me përmbajtje shpifje janë dëshmi për neve, se ende nuk janë vetdijesuar e ndërgjegjësuar për parëndësinë e tyre”, ka thënë thënë ai.

Opozita nuk i përgjigjet Kurtit

Ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, kandidatët për kryeministër të partive opozitare gjatë këtyre dy jave kanë prezantuar programet e tyre konkret për fushat të caktuar.

Nëpër çdo tubim ata prezantojnë pjesë të programeve të tyre, të cilat i kanë prezantuar më herët.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe ditën e premte.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës.

Hamza ka thënë se në qeverinë e tij, Kamenicën do ta lidhin me autostradë. Ai ka thënë se Kamenicës do t’i hapen mundësi të reja për investime edhe nga bashkatdhetarët e suksesshëm të kësaj komune, që jetojnë në diasporë.

Edhe Kamenica u rreshtua me ne për Kosovën që mundet ma mirë. Në qeverinë time, Kamenicën do ta lidhim me autostradë. Në qeverinë time, Kamenicës do t’i hapen mundësi të reja për investime edhe nga bashkatdhetarët e suksesshëm të kësaj komune, që jetojnë në diasporë. Kamenica mundet ma mirë! #PDK131 #MaMirë.”, ka vlerësuar Hamza.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në qytetin e Malishevës, ka folur për zotimet e programit të tij politik “Rruga e Re”.

Abdixhiku premtoi rritje për kategorinë e pensionistëve, për 36.2% dhe barna falas për ta.

Është koha të zgjedhni edhe për ata pensionistë që pas një jete të tërë pune, duhet të mendojnë dy herë se a kanë mjaftueshëm për barnat që ju duhen sot, për gjyshërit e gjyshet tona, që të lënë në lëmoshë qeveritare, nisin të ndjejnë veten si tepricë të kësaj shoqërie, atyre që vetes kanë lënë projektin më të madh për ne, lirinë, shtetësinë, pavarësinë, ju themi se shteti i tyre do të kujdeset për ta, si pjesë fisnike e një shoqërie fisnike”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kurse, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal, Ramush Haradinaj të premten ka mbajtur tubim zgjedhor në qytetin e Mitrovicës.

Pas kthimit nga ShBA-ja, ia ka deklaruar se Mitrovica do të jetë një qytet model, i zhvilluar dhe i sigurt vetëm atëherë kur Kosova anëtarësohet në NATO.

Mitrovica do të jetë qytet model, i zhvilluar dhe i sigurt, vetëm me anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO. Mitrovica nuk është vetëm. Ju faleminderit për mbështetjen!”, është shprehur Haradinaj.