Barcelona po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, duke synuar mbrojtësin italian Alessandro Bastoni
Klubi katalanas është gati të investojë deri në 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, në një përpjekje për të forcuar ndjeshëm repartin defensiv për sezonin e ardhshëm. Ky operacion konsiderohet si sakrifica kryesore në merkato, e kërkuar drejtpërdrejt nga trajneri Hansi Flick.
Ndërkohë, në listën e alternativave të Barcelonës është edhe një tjetër italian, Riccardo Calafiori. Mbrojtësi i Arsenalit shihet si një opsion me potencial të madh për të ardhmen. Drejtuesit e klubit po vlerësojnë me kujdes të dyja pistat, duke synuar të marrin vendimin më të mirë për të balancuar cilësinë dhe financat në ndërtimin e skuadrës.
The post Dy italianë për mbrojtjen, Barcelona e ka më seriozisht se kurrë në merkato appeared first on Telesport.









