Dy grave nga Kosova dhe njërës nga Moldavia u doli problem me policinë gjermane në aeroportin e Memmingenit

Tre gra, dy nga Kosova dhe tjetra nga Moldavia, shkuan me vonesë në aeroportin e Memmingenit të Gjermanisë, pasi kishin fluturimet e tyra më 10 prill.

Atyre u doli më pasë një problem pasi u ndalën nga policia.

 

Sipas mediave gjermane, vonesa nuk ishte çështje vetëm e minutave, por edhe e ditëve. Sipas dokumenteve të tyre, dy gratë duhet të kishin kryer fluturimet e tyre të kthimit para gjashtë apo 41 ditëve.

Qëndrimi i tyre i lejuar prej 90 ditësh në zonën Shengen si turiste e kishte kaluar afatin.

Dy gratë në fjalë  më nuk u lejuan të qëndronin në Gjermani. Prandaj, policia kufitare në Aeroportin Memmingen ndërhyri.

Sipas një deklarate, policia ka filluar ndaj tyre një procedim penal, në bazë të Ligjit të Qëndrimit, për qëndrimet e tyre të paligjshme.