Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video)

Atalanta ka barazuar 1-1 ndaj Como, në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Bergamaskët gjetën golin pas 5 minutash lojë, ku Lazar Samardzic e nis vetë aksionin dhe e përfundon në mënyrën ideale, duke gjetur rrjetën.

Como e drejtuar nga Cesc Fabregas barazon shifrat me Maximo Perrone në minutën e 18-të. Mesfushori i Como duke përfituar nga një top i humbur nga vendasit, kroson në zonë dhe ideja ishte të asistonte për shokun e skuadrës, por në mënyrë të habitshme topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë.

Portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, mund të kishte bërë më mirë, por u tregua i pavëmendshëm. Rezultati i pjesës së parë dhe i gjithë takimit, 1-1. Berat Gjimshiti luajti si zakonisht titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në anën tjetër ishte titullar Mërgim Vojvoda për Como-n, i cili luajti për 70 minuta.

Pas këtij barazimi, Atalanta mban vendin e gjashtë me 10 pikë, Como vendin e shtatë me 9 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video) appeared first on Telesport.