Dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë, Aston Villa-Manchester japin spektakël (video)

Në “Villa Park”, Aston Villa po përballet me Manchester United për javën e 17-të të Premier League. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, pas dy golave të shënuar në fund.

Morgan Rogers zhbllokoi shifrat në minutën e 45-të me një gol shumë të bukur, ku goditja e tij la të shtangur në vend portierin e “Djajve”, Lammens.

Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Matheus Cunha barazon shifrat pas asistit që mori nga Patrick Dorgu, pas një topi të humbur nga vendasit në zonën e tyre. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery do të kërkojë të vijojë me ecurinë e fitoreve rresht, ndërsa Man. United i drejtuar nga Ruben Amorim, në rast fitoreje sot barazon Chelsean dhe Liverpool, që renditen në vendin e 4-të dhe të 5-të.

SHIKOGOLAT

The post Dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë, Aston Villa-Manchester japin spektakël (video) appeared first on Telesport.