Dy gola të shpejtë, Bournemouth dhe Arsenal ndahen në paqe në pjesën e parë (video)

Arsenal e nis vitin 2026 në transfertën delikate ndaj Bournemouth. Pjesa e parë në “Vitality Stadium” është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit gjetën shpejt avantazhin që në minutën e 9-të me Evanilson, braziliani shënoi pas një gafe të patriotit të tij, Gabriel.

Në minutën e 15-të, Gabriel shlyen gabimin dhe gjen golin e barazimit, pas një topi të futur në zonë nga Noni Madueke dhe dy tentativave të londinezëve, e dyta përfundoi në rrjetë që ishte goditja e mbrojtësit brazilian.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. SHIKOGOLAT

The post Dy gola të shpejtë, Bournemouth dhe Arsenal ndahen në paqe në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.