Pas hapit fals të Milan, që barazoi 2-2 ndaj Sassuolo, gabon edhe Napoli. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte është mundur 1-0 nga Udinese, në sfidën e luajtur në Friuli. e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.
Pas dy golave të anulluar nga Keinan Davies për pozicion jashtë loje dhe Nicolo Zaniolo për faull, Udinese gjeti avantazhin me Jurgen Ekkelenkamp.
Mesfushori holandez shënoi një gol tejet të bukur me një goditje plot klas nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Rezultati final 1-0 për Udinese, e cila ngjitet në vendin e 10-të me 21 pikë. Napoli momentalisht mban vendin e dytë me 31 pikë.
Në “Artemio Franchi”, Fiorentina ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë ndaj Veronës, rivalit direkt për garën për mbijetesë. Miqtë fituan 1-2 falë dopietës së Gift Orban, goli i fitores u shënua në minutën shtesë. Firoentina barazoi shfirat përkohësisht pas një autogoli.
The post Dy gola të anulluar dhe një i saktë, Udinese befason Napolin. Verona fundos Fiorentinën (video) appeared first on Telesport.











