Dy gola për tre minuta, Roma bën detyrën ndaj Sassuolos dhe barazon Milanin (video)

Roma ka fituar 2-0 ndaj Sassuolo në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë.

Në minutën e 76-të, Manu Kone shënoi me kokë pas krosimit në zonë nga Matias Soule. Tre minuta më pas, ishte radha e Matias Soule për të gjetur rrjetën, me një goditje me të lehtë me të majtën, brenda zonës.

Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Roma barazon Milanin në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa Milan dhe tre pikë më pak se Inter i vendit të parë. Vetëm se verdhekuqtë kanë dy ndeshje më shumë se dy ekipet e Milanos.

SHIHGOLAT

The post Dy gola për tre minuta, Roma bën detyrën ndaj Sassuolos dhe barazon Milanin (video) appeared first on Telesport.