Ernest Muçi ka shkëlqyer në Kupën e Turqisë, në fitoren e Trabzonspor 1-6 ndaj Istanbulspor AS, ndeshja e dytë në grup. Fillimisht, Muçi barazoi shifrat për ekipin e tij në fund të pjesës së parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Ozan Tufan, sulmuesi shqiptar tundi rrjetën me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës.
Në minutën e 57-të, Muçi asiston me një krosim perfekt nga e majta për Arseniy Batagov, i cili shënoi me kokë, golin e dytë për Trabzonspor. Në minutën e 60-të, Muçi shkund sërish rrjetën me një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca.
Më pas në minutën e 66-të zëvendësohet, duke e mbyllur ndeshjen me dy gola, një asist dhe sigurisht “Lojtari më i mirë i ndeshjes”. Me dy golat e shënuar sot, Muçi shkon në kuotën e 9 golave me Trabzonspor. Pas daljes së Muçit, Trabzonspor shënoi edhe tre herë të tjera, duke fituar me rezultatin 1-6. Pas dy ndeshjesh, Trabzonspor renditet në vendin e tretë me 3 pikë, momentalisht.
The post Dy gola, asist dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë (Video) appeared first on Telesport.










