Atletico Madrid ka vendosur të jetë shumë aktive në ditët e fundit të merkatos dimërore, e cila mbyllet nesër më datë 2 shkurt.
Pas sigurimit të Ademola Lookman nga Atalanta për shifrën 40 milionë euro në total, Atletico Madrid ka nisur negociatat me Al-Hilal për transferimin e sulmuesit brazilian Marcos Leonardo.
Fabrizio Romano zbulon se Atletico ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin, tani duhet arritur marrëveshja me Al-Hilal. Propozimi i “Colchoneros” është për huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 40 milionë euro.
Marcos Leonardo, 22 vjeç, luajti 41 ndeshje sezonin e kaluar, duke kombinuar paraqitjet e tij midis Al Hilal dhe Benfica, duke tejkaluar 2800 minuta lojë, në të cilat ai shënoi 26 gola dhe dha katër asiste.
Kujtojmë se Al-Hilal ka paguar 40 milionë euro te Benfica për sulmuesin brazilian.
The post Dy goditje brenda 24 orësh, Lookman dhe tani ylli brazilian. Atletico e papërmbajtshme në merkato appeared first on Telesport.










