Dy gjigantët nisi ofertat për Reijnders, 70 milionë euro nuk mjaftojnë më – Milani fërkon duart

Tijjani Reijnders përgatitet të luajë si titullar për Milanin në finalen e Kupës së Italisë sonte, por ai është në qendër të një lufte ofertash midis Manchester Cityt dhe Real Madridit, e cila fillon nga 70 milionë euro.

Reijnders është në titujt kryesorë të lajmeve për arsye krejtësisht të ndryshme, pasi ka raportime të shumta për oferta të mëdha në horizont nga disa prej shpenzuesve më të mëdhenj të Evropës. 

Manchester City ka shprehur interes prej disa muajsh dhe është gati të vazhdojë me një ofertë zyrtare, pasi mediume si The Athletic, Telegraph Sport dhe Calciomercato.com pretendojnë se janë të bindur për nënshkrimin e lojtarit të kombëtares holandeze. 

Çmimi i kërkuar do të ishte jo më pak se 70 milionë euro, megjithëse kjo shifër mund të rritet me shpejtësi pasi Radio Marca raportoi sot se Real Madridi po e bën Reijndersin një nga objektivat e tyre kryesorë këtë verë. 

Lojtari kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re me Milanin deri në qershor 2030, por dështimi i tyre për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve mund ta bëjë klubin ta mbyll një shitje. 

Ai i bëri përshtypje tifozëve në “Santiago Bernabeu” duke shënuar atje kur Milani mundi Real Madridin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve më herët këtë sezon.