Pas suksesit që pati sezonin e kaluar me dy lojtarët e ardhur nga Premier League, Scott McTominay dhe Billy Gilmour, të cilët ishin të padëshiruar në klubet e tyre respektive, Man. United dhe Brighton, Napoli po përdor të njëjtën strategji edhe sivjet.
Pas transferimit të Kevin De Bruyne, kampioni në fuqi i Italisë po kërkon të transferojë një tjetër yll të madh të Man. City, i cili është jashtë planeve të Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për Jack Grealish, i cili sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” është i hapur t’i bashkohet De Bruyne te Napoli.
Problemi i vetëm është paga e madhe e lojtarit, ndaj po konsiderohet edhe mundësia e huazimit, me kusht që Man. City të mbulojë pjesërisht rrogën e tij. Përveç Jack Grealish, Napoli po punon për të rikthyer në Itali, Federico Chiesa-n, i cili luajti vetëm 104 minuta në total në sezonin e shkuar në Premier League. Padyshim që ndikoi dhe dëmtimi i rëndë që pësoi dhe koha e gjatë që iu desh të rikuperohej, por italiani nuk bën pjesë në planet e Arne Slot dhe Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë për 15 milionë euro.
Vetë lojtari është i hapur për ritkhimin në Serie A, por ka mbetur të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve.
The post Dy futbollistët e njohur janë të padëshiruar në PL, Napoli përgatit transferimin e tyre appeared first on Telesport.