Vetëm dy ditë më parë, Matteo Guendouzi u prezantua si lojtari më i ri i Fenerbahce, pas transferimit nga Lazio ëpr 28 milionë euro. Mesfushori francez ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve të ekipit të tij të ri. SHIKOGOLIN
Në Stamboll po luhet finalja e madhe e Superkupës së Turqisë, mes Galatasaray-it dhe Fenerbahce-s. Ekipi i drejtuar nga Domenico Tedesco është duke udhëhequr 0-2.
Serinë e golave e hapi pikërisht Matteo Guendouzi, me një gol spektakolar nga distanca në minutën e 28-të, me një goditje të fuqishme. Një nisje e mbarë për mesfushorin francez. Në fillim të pjesës së dytë, Jayden Oosterwolde dyfishoi shifrat për Fenerbahce-n.
The post Dy ditë më parë u largua nga Serie A për 28 milionë euro, sot shënon supergol në derbin Galatasaray-Fenerbahce (video) appeared first on Telesport.










