Dy deputeteve të Mbretërisë së Bashkuar iu mohua hyrja në Izrael

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy ka kritikuar autoritetet izraelite për ndalimin e hyrjes së dy deputeteve laburistë në vend dhe ndalimin e tyre.

Ai e përshkroi masën si “të papranueshme, kundërproduktive dhe thellësisht shqetësuese”, duke shtuar se Ministria e Jashtme kishte qenë në kontakt me të dy deputetët për të ofruar mbështetje.

Ndërkaq nga izraeli thanë se dy deputeteve iu ndalua hyrja sepse sipas tyre “ato synonin të përhapnin “retorikë urrejtje”, kundër Izraelit”.

Në anën tjetër, Lammy tha: “Unë ua kam bërë të qartë homologëve të mi në qeverinë izraelite se kjo nuk është mënyra për të trajtuar parlamentarët britanikë”.