Dy botime të reja nga Rrahman Paçarizi prezantohen në Ditën Ndërkombëtare të Librit

Profesori dhe gazetari Rrahman Paçarizi do të promovojë vëllimin me poezi “Eternale” dhe librin “Leksikon i termave të gramatikës”.

Ngjarja do të mbahet të enjten në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ai njofton se të dy promovimet mbahen në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në kuadër të Panairit të librit akademik dhe shkencor, në Ditën Ndërkombëtare të librit.

“Nesër, të enjten më 23 prill në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë promovohet vëllimi im me poezi “Eternale” (ora 14.00) dhe libri “Leksikon i termave të gramatikës”, botim në bashkautorësi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ora 10.00). Që të dyja promovimet mbahen në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në kuadër të Panairit të librit akademik dhe shkencor, në Ditën Ndërkombëtare të librit. Pjesëmarrja e secilit veç e veç do të ishte nder i veçantë për mua dhe për librin”, shkruan ai.