Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video)

Atalanta e drejtuar nga Ivan Juric ka marrë fitoren e dytë rresht në Serie A, këtë herë duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Torinos.

Për Bergamaskët shkëlqyen blerjet e kësaj vere, Nikola Krstovic i ardhur nga Lecce për 25 milionë euro, autor i dy golave sot dhe Kamaldeen Sulemana, autor i golit tjetër, i ardhur nga Southampton për 17 milionë euro.

Atalanta shënoi tre gola për 8 minuta. Në minutën e 30-të, asist perfekt i Samardzic dhe Krstovic dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, Sulemana dërgon në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja e Samardzic. Në minutën e 38-të, Sulemana asiston për Krstovic, i cili tund rrjetën për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Atalantën. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të ndeshjes.

Berat Gjimshiti titullar, po ashtu duhet thënë që Ademola Lookman rikthehet në fushë për Atalantën, pas shumë kohësh, për shkak të problemeve që ka pasur me drejtuesit e klubit. Nigeriani u aktivizua në minutat e fundit.

Për Torinon, luajti titullar, Ardian Ismajli. Po ashtu duhet përmendur dhe penalltia e humbur nga Duvan Zapata në minutën e 73-të, e cila mund të rihapte disi ndeshjen.

SHIKOGOLAT

The post Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video) appeared first on Telesport.