Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot gjatë ditës në Prishtinë me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona, ka bërë të ditur policia.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se njëri aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, kurse tjetri në hyrje të Hajvalisë.
“Rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mes dy automjetesh, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.
Kurse, nga aksidenti i Hajvalisë lëndime trupore ka pësuar një vozitës i motoçikletës.
“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.