Një 50-vjeçar nga Kanadaja është shoqëruar në polici pasi ka tentuar të përdhunojë një 13-vjeçare në qytetin e Durrësit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën e mitur në një cep të një pallati në lagjen numër 13. Kjo ngjarje e rëndë është parandaluar nga banorët përreth, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar kanadezin.
Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe është nisur procedura për marrjen në pyetje të 50-vjeçarit. Gjithashtu, mësohet se është njoftuar edhe ambasada kanadeze për të marrë më tepër informacione për 50-vjeçarin.