Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Një 39-vjeçar, banues në Prishtinë, Kosovë u kap duke tentuar të kalonte nga pika kufitare në portin e Durrësit me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Ndërsa një 53-vjeçar, banues në Sukth u ndalua në Shijak nga policia, të cilët konstatuan se po drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Materialet për dy të arrestuarit i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në Sukth, pasi në Shijak u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.