Durmishi sot do të paraqet keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar se sot, do të mbajë konferencë për media, ku do të paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

Konferenca do të mbahet në ora 13: 00 te Njësia për Patentë Shoferë , tek stacioni i autobusëve.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave,

Dua t’ju njoftoj se më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë

KOHA: 13:00.