Durmishi e nis fushatën duke i kallxuar hjekat dhe sakrificat e veta një të riu

Ulur në park me një të ri, duke i rrëfyer “hekat dhe sakrificat” e veta.

Kështu e ka nisur Hysen Durmishi i Vetëvendosjes fushatën e tij zgjedhore duke kërkuar votën e të rinjve.

“I dashur Dior, kur unë isha në shkollë të mesme më përjashtuan nga shkolla si një nga organizatorët kryesorë të demonstratave të 1989’ës dhe ma ndaluan shkollimin në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë për jetë”.