Dumfries shënoi, por Raphinha nuk e lejoi ta shijonte – barazohen sërish shifrat

Interi e ka rikthyer epërsinë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por që zgjati vetëm një minutë.

Pjesa e parë përfundoi 2-2, ndërsa u shënuan këto katër gola për 38 minuta.

Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Interin, që riktheu epërsinë për 3-2.

Hakan Calhanoglu harkoi nga këndi, ndërsa e gjeti Denzel Dumfries, që shënoi me kokë në minutën e 64-të.

Raphinha i barazoi shifrat në 3-3 pas vetëm një minute, duke mbajtur ritmin e lartë.