“Jam në fazat përfundimtare, ndaj shpresoj të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu u shpreh Denzel Dumfries, i intervistuar nga mikrofonat e NOS, gjatë finales së patinazhit të shpejtë në 1000 metra për femra.
“Është vetëm çështje javësh, edhe pse ende nuk ka një datë të saktë rikthimi. Megjithatë, tashmë po stërvitem në fushë dhe me topin. Po filloj të kem vërtet shumë dëshirë për të luajtur”, – shtoi holandezi zikaltër.
Asnjë shqetësim, ndërkohë, sa i përket Kampionatit Botëror, që do të zhvillohet në verë mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës: “Do të jem patjetër atje, nuk jam aspak i shqetësuar në këtë aspekt”.
The post Dumfries për rikthimin: Jam në fazën finale, është vetëm çështje javësh appeared first on Telesport.










